Covey: Thaçin dhe Çekun s'i konsideroj ekstremistë të UÇK'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Covey: Thaçin dhe Çekun s’i konsideroj ekstremistë të UÇK’së

    Insajderi
    02 October 2025 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëshmitari James Covey është pyetur lidhur me librin e tij për ata që ky i fundit i ka quajtur “ekstremistë të UÇK’së”.

    Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi e ka pyetur Coveyn nëse i konsideron ekstremistë Thaçin dhe Agim Çekun. Ai e ka mohuar një gjë të tillë, shkruan Insajderi.

    “Jo, në fakt është krejt e kundërta. Në këtë pjesë besoj të kem pasur në mendje komandant të zonave, disa prej të cilëve ishin ekstremistë. Absolutisht që jo”, ka deklaruar ai.

    Dëshmitari kishte pohuar edhe gjatë ditës së djeshme se në librin e tij kishte thënë se ekstremistët e UÇK-së përdornin dhunë dhe terror për të dëbuar serbët jashtë Kosovës.

    Covey është pyetur edhe nëse kishte dijeni për partitë politike që dilnin nga UÇK’ja.

    “Po dilnin nga UÇK këto parti, ju e thatë shumë saktë. Ne nuk ishim të mirëinformuar me të gjitha nuancat e dallimet mes këtyre partive politike”, tha ndër të tjera Covey. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark