Korrupsion në Kosovë mori drejtim të ri gjatë pandemisë. Kompanitë e biznesmenit Blerim Nrecit dhe gruas së tij thithën mijëra euro nga tenderët në SHSKUK, për transportimin dhe varrosjen e të vdekurve nga Covid-19, shkruan Gazeta Insajderi.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kishte shpallur jashtëligjshëm fitues të tender për varrosjen e viktimave të COVID-19 kompanin “FUNERALI” SH.P.K. Tenderi ky që kapte vlerën e 158 mijë euro.
Kompania ‘Funeral’, mbanë pronësin e Fahrije Ruhanoviq gruas së bizmesmenit Blerim Nreci, i cili njëherit është edhe drejtor menaxheus në këtë kompani.
Më 30 gushtë të vitit 2021, ShSKUK kishte hapur tender për shërbime funeralesh për të vdekurit nga virusi COVID-19.
Për këtë tender ishte ofruar gjithësej nëntë oferta Shërbimi Spitalor Klinik Universitar. Në mesin e këtyre kompanive që pretendoni të fitonin tenderin ishin edhe kompanitë “FUNERALI” dhe “NGUSHËLLIMI”.
Të dy këto kompani që kishin të njëjtin pronar dhe drejtor menaxhues kishin vënë në lajthitje anëtarët e komisionit vlerësues të prokurimit në SHSKUK.
Kjo, pasi edhe kompania “NGUSHËLLIMI”, mbanë pronësin e Fahrije Ruhanoviq dhe menaxhohet nga burri i saj, Blerim Nreci.
Kështu, ShSKUK kishte shpërblyer me kontratë kompanin ‘Funerali’, me të cilën edhe nënshkroi kontratë prej 158 mijë euro.
Ndonëse, shpërblimi me kontratë i një kompanie të papërgjegjshme rrezikon përmbushjen e kontratës sipas kërkesave të specifikuar në dosjen e tenderit.
Fahrije Ruhanoviq kishte regjistruar kompaninë “Funerali” më dhjetor të vitit 2020.
Kompanitë e Ruhanoviq dhe Recit kishin fituar gjithësej tre tenderët nga Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës për shërbime funeralesh për viktimat e COVID-19.
Kompania e ‘Funerlai’ tre muaj pas hapjes kishte arritur të marrë tender me vlerë prej 134 mijë euro. Kurse, kompania “Ngushllimi”, kishte arritur të fitojë nga ShSKUK tenderë mbi 415 mijë euro.
Kjo gjetje është bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit./Gazeta Insajderi/