×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Cramon: Propozimi franko-gjerman, një rast i mirë për Kosovën

    Insajderi
    24 October 2022 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur sot në Prishtinë për propozimin franko-gjerman për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

    Von Cramoni ka thënë se ky propozim është një rast i mirë për Kosovën që t’i hapet rruga drejt BE-së, duke përmendur njohjen nga pesë vendet e BE-së që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, raporton Zeri.info.

    “Mendoj se propozimi franko-gjerman është i ri, si çdo kompromis tjetër, kërkon një vullnet politik, por e di që është një rast i mirë për ta shtyrë Kosovën në agjendën e BE-së, do të ishte përparim i madh për këtë vend. Kosova do të përballet me një fazë të re të njohjes nga vendet e BE-së dhe kjo është një mundësi e mirë”, ka thënë Cramoni në një konferencë në Prishtinë.

    Ajo ka përmendur zgjedhjet në SHBA dhe situatën politike në Evropë, si një arsye që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje.

    “Janë zgjedhjet në SHBA, gjendja politike në Evropë nuk është që po lehtësohet dhe kështu do të na duhet ta kemi një zgjidhje në dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. Do të kërkoja që të gjithë ta shqyrtojnë dhe t’u shpjegohet qytetarëve të vendeve përkatëse”, ka thënë Cramoni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark