Credit Suisse: Qytetarët e Kosovës janë shumëfish më të varfër se ata të Shqipërisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Credit Suisse: Qytetarët e Kosovës janë shumëfish më të varfër se ata të Shqipërisë

    Insajderi
    22 November 2016 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka e njohur zvicerane, Credit Suisse, ka publikuar raportin e përvitshëm për pasurinë globale.  Sipas raportit, qytetarët e Kosovës kanë një pasuri prej tre miliardë dollarësh, me një mesatare prej 1921 dollarëve pasuri për të rritur.

    Sa për krahasim, pasuria mesatare e një kosovari në vitin 2000 ka qenë 1,092 dollarë.

    Në anën tjetër, qytetarët në Shqipëri kanë shumëfish më shumë pasuri se ata në Kosovë.

    Sipas raportit, pasuria totale që kanë shqiptarët llogaritet në 21 miliardë dollarë, të cilës i korrenspodon një mesatare prej 9 mijë e 200 dollarë për të rritur.

    Raporti i Credit Suisse mbi pasurinë globale është një nga referencat kryesore në botë për treguesin e pasurisë.

    Ai mat pasurinë neto të individëve në 130 shtete të botës. Sipas raportit, pasuria e individëve matet duke mbledhur të gjitha asetet që ata kanë, si depozitat në banka dhe pasuritë e tjera të tundshme apo të patundshme, minus borxhet që kanë marrë.

    Qytetarët serb kanë një pasuri prej 52 miliardë dollarësh, apo mestarisht prej 6,906 dollarë, ndërsa pasuria mesatare për një malazez është me një pasuri prej 9 miliardë dollarësh në total./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark