Sindikata e Radio Televizionit të Kosovës po pretendon se Zana Spahiu, kryetare e komisionit disiplinor, dha dorëheqje nga pozita si shkak i presionit nga drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili.
Në një njoftim për media, nga kjo sindikatë citojnë edhe kryetarin e bordit të RTK’së, Besnik Boletinin, nga takimi i djeshëm duke e thënë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Besnik Boletini (kryetar i Bordit): Zana ka dhanë dorëheqje (nga pozita e kryetares sekomisionit diciplinor) për shkak të presionit të Arsimit. Arsim Halili i ka ba presion, madje edhe ia ka rreh tavolinën në zyrën e sa. Ajo është detyru me dhanë dorëheqje nga pozita e kryetares së Komisionit Disiplinor. Prandaj, sjelljet e Araimit kanë qenë tepër të kqija. Pra, akuza e Zanës kundër Arsimti ka të bëj direkt për presion në punë. Madje, Arsim ti ke kërku edhe dosje. A ke të drejt ti me kërku dosje a. Kush je ti që kërkon e hulumton dosje”, citohet të ketë thënë Boletini.
Nënkryetarja e bordit të RTK’së, Albulena Mehmeti, çdoherë sipas sindikatës, pyet se çfarë masa ka marrë drejtori gjeneral i RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ndaj Halilit. Ky i fundit thotë “asgjë”.
Edhe drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla, citohet të ketë thënë se ia ka tërhequr vërejtjen Halilit për qasje të vrazhdë ndaj Spahiut.
“Rilind Gervalla (drejtor i TV-se): Unë ia kam tërheq vrejtjen Arsimit për tone të larta kur i ka shku Zanës në zyre edhe është dëgju nëpër korridore te TV-se duke i bërtit asaj. Dhe, kërkoj këtu që të ndalen procedurat që dikujt po i mësyhen për me ia ndërpre kontratën e punës dhe me çdo kusht po arrihet një gjë e tillë“, citohet të ketë thënë Gërvalla.
Ndaj Halilit kërkohet largimi nga mbledhja prej dy anëtarëve të bordit të RTK’së.
“Albulena Mehmeti: Arsim mos fol ma ose çu dil prej mbledhjes.
Besnik Boletini: Ti Arsim je drejtor i Radios e po përzihesh kogja shumë në punë të drejtorit të përgjithshëm dhe drejtorit të TV. Ti shumë ndërhynë në punë të Shkumbinit. Përfundimisht, nuk shkon që çdo mbledhje me prish ti, me fjalë të ashpra e me tensione.(ndërhynë Arsimi), Besnik Boletini – Arsim, pusho ose çu dil prej mbledhjes…”.
“I denuari nga KMSHK (Keshilli i Mediave te Shkruara), Arsim Halili për komente homofobike, tani na del ushtrues recidivist i dhunës verbale ndaj grave për shkak se një akuzë kunder tij për ushtrim të dhunës verbale e kishte bërë para disa muajsh gazetarja, Behare Bajraktari”, thuhet tutje në reagimin e sindikatës. /Insajderi.org/