Cucurella i gjuan në shportë atletet me të cilat gaboi dy herë ndaj Tottenhamit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Cucurella i gjuan në shportë atletet me të cilat gaboi dy herë ndaj Tottenhamit

    Insajderi
    08 December 2024 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Chelseat shënoi një fitore të madhe në udhëtim ndaj Tottenhamit me shifrat 3:4, në ndeshjen e javës së 15-të në Premier League.

    Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Marc Cucurella gaboi dy herë në këtë ndeshje duke ia “dhuruar” dy gola ekipit të Tottenham.

    Pasi Blutë e Londrës pranuan golin e dytë, Cucurella shkoi afër pankinës dhe i ndërroi atletet.

    Kurse pas ndeshjes, të njëjtat atlete që i pati mbathur i hodhi në shportën e mbeturinave.

    “Më falni”, ka shkruar Cucurella në rrjetet sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark