Dy nënkryetarët e Prishtinës, Alban Zogaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Donjeta Sahatçiu nga Partia Demokratike, pavarësisht se janë në opozitë, sot ishinnë krah të Kurtit e Osmanit, shkruan Insajderi.
Zogaj ka “garuar” me kryeministrin Albin Kurti në një ndeshje tenisi.
“Kryeministri qenka fantastik”, dëgjohet Zogaj duke komentuar lëvizjet e Kurtit, në një video të publikuar nga IndeksOnline.
Në anën tjetër as presidentja Osmani nuk mbeti pa lavde, kjo pasi këtë “detyrë” e kreu “me përgjegjësi” nënkryetarja tjetër e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.
Sahatçiu ka komentuar fjalimin e Osmanit në hapje të samitit “Gratë në Teknologji”, që po mbahet në Paris të Francës.
“Ne kemi nevojë për më shumë se fjalë e fjalime. Kemi nevojë për kurajo. Kemi nevojë për veprim”, e ka cituar Sahatçiu një pjesë të fjalimit të Osmanit atje.