Çudirat në Qeverinë Kurti nuk kanë të ndaluar, së fundmi këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Xhevdet Pozhari ka habitur me veprimin e tij, shkruan Insajderi.
Në një postimi të tij në Facebook, analisti Pozhari kishte renditur reagimet jo konkrete të LDK-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe formimin e Asociacionit.
Ky postimi i tij i shtjelluar ‘thellë’ duket se i ka bërë përshtypje shumë vet analistit. Pasi ky i fundit, nuk ka përtuar të komentoi në postimin e tij duke i thurë lavde vetes.
Duke ju drejtuar vetes së tij me ‘zotëri’ dhe duke e përgëzuar veten për angazhimin në rrugën e drejtë, Pozhari ka befasuar me narcizitetin.
“Ki drejt z.Pozhari ju lumtë për angazhimin e drejtë në rrugën e drejtë”, ishin fjalët e Pozharit drejtuar vetes.