Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se nuk do të dalë të votojë për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat veriore të Kosovës.
Zeqiri këtë e ka arsyetuar duke thënë se shumica e qytetarëve janë kundër largimit të tij.
“Numër shumë i vogël, simbolik. Në bazë të informacioneve që kam, 2-3 persona kanë dalë, mirëpo nuk ka përgjigje masovike të qytetarëve. Vendvotimet janë të hapura. Përgjigja e qytetarëve është shumë e vogël”, tha ai për Express.
Zeqiri tha se kjo “përgjigje e vogël” e qytetarëve është për shkak se vullneti i tyre është që të mos e shkarkojnë atë dhe jo sepse Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkot”.
“Unë besoj që nuk po dojnë me na shkarku, dmth vullneti i qytetarëve është për mos me na shkarku. Qytetarët nuk i binden Listës Serbe. Lista Serbe e din se ku është me votën, në raport me qytetarin”, tha ai.