Cufaj: Kosova ka kryeministër kokëfortë, por nuk ka tanke, aeroplan e ushtri të madhe – Kurti po i bezdisë amerikanët dhe gjermanët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Cufaj: Kosova ka kryeministër kokëfortë, por nuk ka tanke, aeroplan e ushtri të madhe – Kurti po i bezdisë amerikanët dhe gjermanët

    Insajderi
    11 February 2023 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Kosova ka kryeministër kokëfortë, por nuk ka tanke, aeroplanë dhe ushtri të madhe”.

    Kështu ka shkruar në një editorial në Frankfurter Allgemeine Zeitung, ish-ambasadori kosovar në Berlin, Beqë Cufaj, ku flet rreth ngjarjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe angazhimin ndërkombëtar në hartimin e planit franko-gjerman.

    Sipas mendimit të tij, presidenti serb Vuçiq e ka pranuar me druajtje planin franko-gjerman, ndërsa mesazhi i Kurtit – siç e kupton opinioni – është refuzimi i formimit të Asociacionit. Cufaj beson se Kurti ende insoston që një Asociacion i tillë mund të ekzistojë vetëm në rast të njohjes së Kosovës nga Serbia.

    “Kjo i bezdis partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht amerikanët dhe gjermanët. Pas dy vitesh në pushtet, Kurti do të duhet të heqë dorë nga të dyja premtimet parazgjedhore. Nuk ka pasur jetë më të mirë për qytetarët dhe Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të mund ta pengojë”, shkruan Cufaj.

    “Kosova ka kryeministër kokëfortë, por nuk ka tanke, aeroplanë dhe ushtri të madhe. Vuçiq e ka dhe Putinin, siç ankohet Kurti, është krahu i zgjatur i Putinit. Këshilltarët e Scholz, Macron dhe Biden mund t’i përgjigjen se do ta mbrojnë nga Vuçiqi dhe Putini me trupat e NATO-s”.

    Cufaj shkruan se Kosova nuk mund të përballojë të qëndrojë pa mbrojtjen e Perëndimit “vetëm sepse Kurti refuzon një marrëveshje me Serbinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark