Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot po ndërmarrin masat e nevojshme për t’u përballur me një goditje të një cunami pas dridhjeve të magnitudës-9.
Ndërkaq Shtëpia e Bardhë menjëherë e ka mobilizuar stafin e saj për përballjen me fatkeqësitë natyrore. Ajo do të transmetojë mbledhjen e saj drejtpërdrejtë, shkruan Express.co.uk, raporton Insajderi
Ekipet e shpëtimit dhe njësitet emergjente së bashku me zyrtarët e tyre po hulumtojnë për mundësitë me përballjen me cunamin, i cili po rrezikon shumë njerëz.
Shkencëtarët thonë se ky kërcënim duhet të merret seriozisht për arsye se një i tillë ndodhte çdo 241 vite në atë zonë, teksa nuk ka ndodhur asnjëherë në 315 vitet e fundit.
Në samitin e sotshëm që organizon Shtëpia e Bardhë do të prezantohet edhe një mjet i ri i cili do të ketë mundësi t’i paralajmërojë qytetarët në momentin e “goditjes” së cunamit, raporton Insajderi.
Mendohet që kjo pajisje do të kushtojë rreth 30 milionë dollarë për t’u ndërtuar dhe rreth 10 milionë të tjera për t’u mirëmbajtur çdo vit.
Ndërkaq, autoritetet thonë se nuk ka një arsye për t’u besuar se një cunami është i pashmangshëm, por shkencëtarët e pranojnë faktin se mund të godas në çdo kohë bazuar në aktivitetin historik./Insajderi