×
  • Biznes
  • Biznes

    D & T Group SH.P.K & Kosova Motors Group Sh.P.K lider për furnizim me kamion të teknologjisë së fundit

    Insajderi
    16 September 2024 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artikull i sponsorizuar

    Sot, më 16 Shtator 2024, D & T Group SH.P.K & Kosova Motors Group Sh.P.K si grup i operatoreve fitues, nënshkruajnë kontratë me Qeverinë e Republikës së Kosovës për furnizim me automjetet më moderne për Zjarrfikësit e Kosovës.

    Kjo kontratë, me vlerë prej rreth 3.35 milion euro, përfaqëson një investim të jashtëzakonshëm në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kapaciteteve operacionale të zjarrfikësve në vend.

    Kontrata është nënshkruar nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe ministri i saj Xhelal Sveçla, kontratë kjo që do të mundësojë zjarrfikësit e Kosovës të pajisen me automjete zjarrëfikëse të llojeve të ndrryshme, të reja dhe moderne për tre vitet e ardhshme. Siç shihet ky investim, është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj nevojave të zjarrfikësve të Republikës së Kosovës, të cilët për një kohë të gjatë kanë operuar me automjete të vjetruara dhe të papërshtatshme për sfidat moderne.

    D&T Group SH.P.K. & Kosova Motors Group SH.P.K., kompani të njohura për ekspertizën dhe cilësinë e furnizimeve të tyre, do të ofrojnë automjete të avancuara të zjarrëfikjes që do të rrisin kapacitetet e përgjigjes në raste emergjente dhe do të ngritin standardet e sigurisë dhe shërbimeve në Kosovë. Ky investim i rëndësishëm në teknologji dhe pajisje moderne është një reflektim i angazhimit të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur dhe përmirësuar shërbimet publike dhe për të siguruar që zjarrfikësit e vendit tone të kenë mjetet më të mira e të duhura për të kryer detyrat e tyre.

    Kjo kontratë është një hap i madh përpara në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operacioneve të zjarrfikësve, duke ofruar një shërbim më të mirë dhe më të sigurt për qytetarët e Kosovës. Duke pasur parasysh që këto automjete të zjarrëfikjes përveq funksioneve dhe operimeve të tyre përkatëse do të jenë të pajisura me pajisje shtesë të teknologjisë së fundit, të cilat përdoren në çfarëdo lloj rasti që mund të përballen zjarrëfikësit tonë gjatë përmbushjes së detyrave të tyre.

    Ky investim nënvizon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur në menyrë direkte brigadat e zjarrfikësve të Republikës së Kosovës dhe për të siguruar që ata të jenë të pajisur me teknologjinë më të fundit për të kaluar me sukses sfidat e tyre jo të lehta.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark