
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i tha Minstrës së Jashtme, Donika Gërvallës se nuk kanë pasur probleme më herët për gjuhën shqipe.
Teksa përmendi edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
“Nuk e di pse kemi probleme gjuhësore kurrë s’kemi pasur probleme me të tjerët, e mbajë mend kur z.Hashim Thaçi ka folur në gjuhën shqipe më herët këtu, prandaj nuk mendoj që ka ndonjë qëllim të keq këtu”, tha Daçiç.
Ai u kundër përgjigj ministres Gërvalla pasi ajo pak para tha se ashtu si ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që foli në serbisht, edhe kjo ka kërkuar që të flasë në shqip.
Por, sipas Gërvallës, një gjë e tillë i është mohuar, teksa fjalimin e ka vazhduar në gjuhën angleze.