×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq e shkel marrëveshjen në inaugurimin e presidentes së re të Meksikës: Faleminderit që nuk e ka njohur Kosovën

    Insajderi
    02 October 2024 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, mori pjesë në inaugurimin e presidentes së re të Meksikës, Claudia Sheinbaum Pardo.

    Ai e falënderoi Meksikën që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

    “Meksika nuk e njohu pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuptim, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me Meksikën është interesi ynë jetik dhe kombëtar”, tha Daçiq, i cili mori pjesë në inaugurim si i dërguar i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

    “Meksika është një vend i madh, lider i Amerikës Latine dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve tona bilaterale do të ishte i një rëndësie të madhe për ne”, citohet të ketë thënë Daçiq.

    Ai tha se “miqësia e kahershme mes Meksikës dhe Serbisë” daton “më shumë se 100 vjet më parë”.

    Kujtojmë se BE e ka bërë të qartë se lobimi i Serbisë kundër Kosovës, është shkelje e qartë e Marrëveshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark