Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka falënderuar shefin e OSBE-së, Jan Braathu, për ndihmën që ky mision i ka bërë Serbisë në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë.
Në një njoftim nga kabineti i Daçiq-it theksohet se në takim është folur për bashkëpunimin me OSBE-në me që rast Daçiq ka falënderuar këtë mision për mbështetjen e zgjedhjeve për kryetar të Serbisë në Kosovë, të mbajtura më 2 prill të këtij vit.
Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, organizojë zgjedhjet presidenciale të Serbisë në Kosovë, nëpërmjet operacionit të quajtur “grumbullimi i votave”./Insajderi.com