Ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka lavdëruar rolin e Slobodan Milosheviqit në krijimin e Republika Srpska-s dhe rezolutës 1244 për Kosovën.
Daçiq, që aktualisht është kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, ka thënë se Serbia i ka borxh ish-liderit serb Milosheviq, njofton mediumi serb Vecernje Novosti.
“Për Milosheviqin do të ketë mendime të ndryshme sikur dhe për të gjithë njerëzit në funksione në atë kohë. Por themelimi i Republikës Srpska, dhe roli që pati në të është e arritura e tij më e rëndësishme”, ka thënë ai, duke përmendur edhe rezolutën 1244 për Kosovën./Insajderi.com