Daçiq: I turpshëm dhe skandaloz votimi pro Raportit për anëtarësim të Kosovës në KiE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: I turpshëm dhe skandaloz votimi pro Raportit për anëtarësim të Kosovës në KiE

    Insajderi
    27 March 2024 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka quajtur vendim “skandaloz” dhe “të turpshëm” votimin pro Raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sot në Paris në takimin e Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë me anë të një njoftimi bën të ditur se Daçiqi ka thënë se ndër të tjera, “ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës”.

    “Për herë të parë është propozuar pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk njihet ndërkombëtarisht”, ka thënë Daçiqi.

    Ai tha se vendimi kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, shkruan Tanjug.

    Sot është votuar pro anëtarësimit të Kosovës në KiE. Ky votim i hap rrugën anëtarësimit të plotë të Kosovës në këtë organizëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark