Daçiq jep urdhër për ambasadorët serb: Ndaloni hyrjen e Kosovës në INTERPOL – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Daçiq jep urdhër për ambasadorët serb: Ndaloni hyrjen e Kosovës në INTERPOL

    Insajderi
    15 October 2019 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai po ashtu ka njoftuar se diplomatë serbë janë udhëzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të vazhdojnë angazhimin e tyre për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë.

    “Kosova nuk ka kurrfarë shanse të pranohet në INTERPOL, do të pësojë katastrofë”, deklaroi Daçiq para fillimit të Asamblesë së përgjithshme të INTERPOL-it në Kili, raporton “Kurir”

    “Në prag të Asamblesë së përgjithshme të INTERPOL-it në Santiago, prioriteti absolut është vazhdimi i angazhimit intensiv diplomatik dhe konsulor tek të gjithë anëtarët”, shkruan në një telegraf të publikua nga mediat sebe ku MPJ-ja serbe u bën thirrje të gjithë diplomatëve serbë në emrin e Daçiqit që t’i ndjekin udhëzimet e tij.

    Daçiq ka thënë se në rast se Asambleja e përgjithshme e Interpolit do ta konsiderojë kërkesën e Kosovës për pranim, Serbia e ka të rëndësishme çdo votë. “Angazhimi i shtuar është i nevojshëm tek shtetet statusi i të cilave nuk është i qëndrueshëm sa i përket mbështetjes ndaj nesh”, theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark