Daçiq ka frikë se trashëgimia serbe po bëhet shqiptare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq ka frikë se trashëgimia serbe po bëhet shqiptare

    Insajderi
    10 April 2016 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka vizituar Patriarkanen e Pejës, Kishën në Prizren dhe manastirin e Graçanicës, nga ku, ka thënë se Serbia ka arritur fitoren e madhe kur ka penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

    Daçiq ka thënë se nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që trashëgimia kulturore serbe në Kosovë të mos bëhet shqiptare.

    “Pengimi i Kosovës në UNESCO nuk është i mjaftueshëm. Do të ketë edhe tentativa të tjera për t’u anëtarësuar në këtë organizatë dhe do të jetë më e zorshme të pengohet ky anëtarësim”, ka thënë Daçiq.

    Ai i ka bërë thirrje shkencëtarëve dhe akademikëve serb në Kosovë që të bëjnë çfarë është e mundur për të punuar në atë që ai e ka quajtur “mbajtjen gjallë të trashëgimisë serbe në Kosovë e Metohi”.

    “Të gjithë duhet të angazhohemi që kjo trashëgimi të mbetet serbe ashtu siç ka qenë tradicionalisht”, ka thënë Daçiq.

    Ministri serb është takuar edhe me disa qytetarë serb të cilët shumica kanë qenë simpatizant të partisë në të cilën bënë ai pjesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark