×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Kemi krijuar grupe parlamentare të miqësisë me ata që tërhoqën njohjen e Kosovës

    Insajderi
    10 February 2021 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se parlamenti serb ka formuar grupe parlamentare të miqësisë me të gjitha vendet që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës, si dhe me ato vende që tërhoqën njohjen e tyre.

    Në Kuvendin e Serbisë, ku janë duke u zhvilluar diskutimet mbi marrëveshjet ndërkombërare, përfshirë edhe atë me Mbretërinë e Lesotos, e cila ka tërhequr njohjen e Kosovës, Daçiq u lavdërua se “si ministër i jashtëm, ai ka punuar në një veprim të përbashkët shtetëror për të tërhequr njohjen e Kosovës”.

    “Në gjithë këtë, ne kemi pasur mjetet për të nënshkruar marrëveshje të ndryshme, nga heqja e vizave, deri te bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Lesoto është një nga vendet e para që tërhoqi njohjen e Kosovës”, ka pretenduar Daçiq.

    Mirëpo, Daçiq ka paralajmëruar se “qeveria në Mbretërinë e Lesotos është ndërruar dhe se situata duhet të monitorohet në mënyrë që të mos ketë asnjë ndryshim në këtë çështje të rëndësishme për Serbinë”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark