×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Daçiq: Kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit, s’kemi dokumente të tij, Gjermania s’po përgjigjet

    Insajderi
    20 July 2024 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, edhe sot është deklaruar në lidhje me vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një polici tjetër. Vepër të cilën autoritetet në këtë shtet dyshojnë se e ka kryer kosovari, Faton Hjarizi.

    Daçiq ka thënë se Gjermania nuk po i përgjigjet Serbisë për këtë rast, si dhe për rolin që ka pasë vëllai i tij, Artan Hajrizi, të cilit iu gjetën dokumentet pas vrasjes së policit serb në Loznicë.

    “Ne e pyesim Gjermaninë nëse ai ishte vërtet në Gjermani, por ata nuk përgjigjen. Ata nuk u përgjigjen këtyre pyetjeve dhe çdo ditë i bëjnë presion Serbisë për atë që ndodhi në Banjskë. Hajde, përgjigjuni pyetjeve të thjeshta – a ishte ai në Gjermani dhe nëse po, si arriti atje. Është pyetje edhe për EULEX-in se nuk i kanë lëshuar fletarrest ndërkombëtar, të INTERPOL-it pasi ka arratisur nga burgu”, ka thënë Daçiq për TV Pink.

    Daçiq tha se kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit sepse edhe sot autoritetet serbe nuk kanë dokumente në emër të tij, por “në emër të vëllait të tij Artan Hajrizit, pasaportë të Kosovës dhe letërnjoftim gjerman”.

    “E dini si shkon tani, ju i kërkoni EULEX-it të dhëna dhe ata thonë – nuk mund t’i japim për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale. Policia gjermane nuk përgjigjet nëse ai ka qenë vërtet në Hanover apo jo. Nëse ai do të ishte në Hanover më 16 (korrik) dhe në 17 pasdite në Preshevë, ju lutemi dikush të na shpjegoni se si dhe pse do të kishte ardhur në Preshevë. Nëse vëllai i tij ka gënjyer se ka qenë më 16 korrik, atëherë ai duhet të trajtohet si bashkëpunëtor dhe të arrestohet”, ka thënë Daçiq në lidhje me deklaratën e Artan Hajzirit në Gjermani se vëllai i tij i ka vjedhur dokumentet.

    Sipas Daçiqit, duhet të shihet se si Faton Hajrizi ka kaluar në Serbi prej Kosovës meqë nuk është regjistruar në ndonjë pikë kufitare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark