Daçiq i lutet Madagaskarit të mos e njohë Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq i lutet Madagaskarit të mos e njohë Kosovën

    Insajderi
    22 November 2016 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiq është takuar sot me shefen e diplomacisë së Madagaskarit, Beatrice Atala në prag të hapjes së Samitit të 16-të të Frankofonisë, që mbahet në Madagaskar nga 23 deri më 26 nëntor.

    Daçiq e ka falënderuar ministren për “pozicionin parimor të deritashëm të Madagaskarit për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

    Ai gjithashtu, sipas mediave serbe, e ka njoftuar ministren për ecurinë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe e ka lutur atë që Madagaskari ta mbajë këtë pozicion edhe më tej.

    Të kujtojmë se në Samitin e Frankofonisë në Madagaskar do të merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Vetë Daçiq ka thënë para nisjes për Madagaskar se pret ballafaqim të ashpër me Thaçin në këtë Samiti, meqë do të jetë në një “betejë” të hapur lidhur me njohjen dhe mosnjohjen e Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark