×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Në Beograd është arrestuar një shtetas zviceran që bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

    Insajderi
    02 November 2024 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Beograd është arrestuar një shtetas zviceran, pasi i njëjti raportohet se e ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.

    Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, ivica Daçiq.

    Ai tha se policia në Beograd e ka arrestuar zviceranin, “i cili në cep të rrugës ‘Takovska’ dhe sheshit ‘Nikola Pashiq’ ka shfaqur simbolin e Shqipërisë së Madhe – shqiponjën dykrenare, ndërsa është në kërkim një person tjetër që e ka fotografuar”.

    Ai tha se edhe personi i dytë është identifikuar si G. V. (33 vjeç), shtetas zviceran.

    Daçiqi tha se puna e mëtutjeshme vazhdon për këtë rast. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark