
Vizita e ministrit serb të Punëve të Jashtme në Rusi, është fokusuar në falendërimin që Serbia i ka bërë Moskës zyrtare për rolin e saj në raport me Kosovën.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Ivica Daciq citohet ta ketë falënderuar Rusinë për rolin e saj në skenën ndërkombëtare.
“Nëse nuk do të ishte Rusia, Serbia do të ishte në gjendje shumë më të keqe sa i përket çështjes së Kosovës”, citohet të ketë thënë Daçiq, raporton Insajderi.
Daçiq citohet të ketë thënë se Rusia dhe Serbia do të jenë përgjithmonë aleatë të fortë dhe se kjo aleancë nuk do të fokusohet vetëm në mbështetjen që Serbia e merr prej Rusisë në raport me Kosovën por edhe në sferat tjera si ekonomia.