Daçiq në Romë përballet me tri ministra shqiptarë dhe një kryeministër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq në Romë përballet me tri ministra shqiptarë dhe një kryeministër

    Insajderi
    03 April 2023 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daçiq sot në Romë takohet me tre ministra shqiptarë të Ballkanit Perëndimor dhe Abazoviqin

    Një takim i nivelit ministror për Ballkanin Perëndimor mbahet sot në Romë të Italisë ku do të marrin pjesë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

    Në këtë takim Gërvalla do ta ketë përballë edhe kryediplomatin serb, Ivica Daçiq. Nga Mali i Zi do të jetë kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ministren e jashtme shqiptare, Olta Xhaçka, ministrin shqiptar të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin si dhe ministrin e jashtëm të BeH-së, Elmedin Konakoviq.

    Në seancën e parë të takimit ministror “Procesi i Integrimit Evropian të Ballkanit Perëndimor: Rruga përpara”, përveç ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të flasin edhe Tajani, si dhe ministri i Jashtëm. të Suedisë, Tobias Bilstrom dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelji.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark