×
  • Lajme
  • Insajderi

    Daçiq: Nuk do të ketë vazhdim të dialogut derisa nuk zbatohet marrëveshja për Asociacionin

    Insajderi
    08 March 2021 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Beogradi “kurrë nuk ka hequr dorë nga pozicioni se nuk mund të ketë progres në dialogun me Kosovën, por vetëm pasi të përmbushen detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe të krijohet Bashkimi i Komunave me Shumicë Serbe”, raporton Tanjug.

    Daçiq ka thënë se “është mirë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vuri në dukje këtë përsëri gjatë takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialog midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe kështu bëri të ditur se Beogradi nuk ndryshon pozicionet e saj në dialog, por se ai do të insistojë në të”.

    “Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga kjo, ajo është një platformë e vjetër, është thirrja jonë të cilën, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, ne e kemi theksuar vazhdimisht drejt institucioneve evropiane”, ka pretenduar Daçiq.

    Ai ka thënë se BE “ka standarde të dyfishta dhe përmendi si shembull zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat u mbajtën për herë të parë pa vëzhgues të huaj dhe Misionin e OSBE”.

    “A është Kosova ideal i demokracisë, përse atje nuk shkon dikush për të folur për dialog ndërpartiak, sikur në Serbi? Sepse ekzisojnë standarde të dyfishta”, ankohet Daçiq.

    Ai përsëriti se pozicionet e Beogradit janë të qarta që nga fillimi, se nuk do të ketë vazhdim të negociatave derisa të zgjidhet çështja e Asocioacionit. “Për këtë nuk ka çfarë të bisedohet, këtë edhe ata e kanë nënshkruar, por edhe (shefja e atëhershme i diplomacisë së BE) Catherine Ashton. Ndoshta institucionet evropiane duhet të garantojnë diçka”, përfundon me mllef Daçiq, pasi Serbia mori porosinë e qartë nga BE dhe SHBA për epilogun e bisedimeve./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark