Daçiq: Nuk do të pranojmë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Daçiq: Nuk do të pranojmë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

    Insajderi
    27 April 2023 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha që Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

    “Serbia nuk mund dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës dhe nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Serbia dëshiron paqe, të bisedojë dhe të arrijë normalizim afatgjatë, të kushteve dhe bashkëjetese të qëndrueshme mes shqiptarëve dhe serbëve”, u shpreh Daçiq.

    Ministri i Jashtëm serb, Daçiq ka thënë se duhet sa më shpejt të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

    “Është e domosdoshme që të formohet sa më shpejtë asociacioni sepse është një mekanizëm për të ofruar siguri për rajonet me shumicë serbe”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark