“Deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se po përgatitet një padi kundër Serbisë për gjenocid, janë joreale”, ka pretenduar sot kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.
Duke komentuar deklaratën e djeshme të Kurtit, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë, se Kosova po përgatit një padi kundër Serbisë për gjenocid, Daçiç ka deklaruar për televizionin serb TV Pink se “ai nuk e di se për çfarë shërbejnë këto deklarata, sepse koha e fushatave elektorale ka kaluar”.
“Unë nuk e di se për çfarë mund të përdoret e gjithë kjo sepse nuk është realiste. Nëse kryeni gjenocid kundër dikujt, atëherë si ka mundësi që një popull i akuzuar për gjenocid pothuajse është shfarosur nga Kosova, ndërsa shqiptarë ka më shumë se që ka pasur”, ka thënë Daçiq./Insajderi.org.