×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq për donacionin e Malit të Zi me vaksina për FSK-në: Ky është provokim ndaj Serbisë

    Insajderi
    24 June 2021 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkitazi me aktin humanitar të Malit të Zi kur ka dhuruar vaksina për Forcat e Sigurisë së Kosovës, në këtë kohë të pandemisë, kur në gjithë botën bëhen donacione të vaksinave në mes shteteve të ndryshme, Daçiq këtë e quan “provokim ndaj Serbisë”.

    “Ne kemi paralajmëruar haptas se ndryshimi i dhunshëm i situatës në teren do të thotë se marrëveshjet më nuk vlejnë”, ka pretenduar kryetari i kuvendit serb Ivica Daçiq për median serbe B92.

    I pyetur nëse frikohet nga konflikti i ngrirë, veçanërisht pasi Perëndimi po i armatosë Forcat e Sigurisë së Kosovës, Daçiq u përgjigj:

    “Ne kemi paralajmëruar haptas se çdo ndryshim i situatës në terren me forcë do të thotë që marrëveshjet e nënshkruara nuk janë më të vlefshme, Serbia nuk do të lejojë pushtimin ushtarak të Veriut. Është e qartë për të gjithë se çfarë do të thotë kjo. Të gjithë janë të vetëdijshëm se konfliktet e reja do të ishin fatale”, kërcënon edhe një herë Daçiq.

    Lidhur me Rezolutën për Srebrenicën të miratuar nga Mali i Zi, Ivica Daçiq ka pretenduar:

    “Mali i Zi ka miratuar një rezolutë tjetër mbi Srebrenicën. Ata kanë edhe një rezolutë që është e njëjtë me atë serbe”. Nga ana tjetër, ai deklaron se “Kroacia duhet të miratojë një Rezolutë që shpall gjenocid në Jasenovc përpara se të miratojë Rezolutën për Srebrenicën”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark