Daçiq për kodin telefonik: ITU nuk e ka njohur Kosovën si shtet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq për kodin telefonik: ITU nuk e ka njohur Kosovën si shtet

    Insajderi
    18 November 2016 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha sot se marrëveshja e telekomunikacionin me Kosovën është shumë e rëndësishme për interesat e Serbisë.

    “Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit nuk e ka njohur Kosovën si shtet, as Kosova nuk ka marrë anëtarësimin, pra Serbia do të kërkojë kodin për zonën gjeografike të Kosovës, derisa thirrjet ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera në Serbi edhe më tej do të mbetet thirrje lokale (ndërqytete)”, ka thënë Daçiq për mediet serbe.

    Sipas tij, mënyra se si është zgjidhur çështjen e “pronës tonë në Kosovë është me rëndësi jetike për Serbinë, për shkak se ajo është e rëndësishme për zgjidhjen e çështjeve të tjera të që mbetën pazgjidhura”.

    Daçiq ka thënë se marrëveshja është një tregues për korrektësinë e politikës së Qeverisë së Serbisë, e cila ishte edhe konstruktive në dialog, por edhe e pa kompromis në mbrojtjen e interesave tona kombëtare. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark