Daçiq: Politikanët shqiptarë, kërcënimi më i madh për Evropën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Politikanët shqiptarë, kërcënimi më i madh për Evropën

    Insajderi
    10 May 2017 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Politikanët shqiptarë përbëjnë kërcënimin kryesor për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë dhe se BE do të duhej ta kuptojë”, kështu ka thënë Ministri Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

    Daçiq ka komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili kishte thënë se ‘Shqipëria e Madhe’ nuk është as në agjendën e Kosovës e as të Shqipërisë, Daçiq e quajti këto deklarata si absurde.

    “Deklaratat e koordinuara të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit dhe të Januz Musliut tregojnë se “Shqipëria e madhe” është qëllim primar i të gjithë shqiptarëve”, është përgjigjur Daçiq.

    “Më vjen shumë keq që evropianët dhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos BE-ja, e cila Ballkanin Perëndimor e ka fqinj të drejtpërdrejtë, nuk reagojnë ndaj faktit se politikanët shqiptarë përbëjnë kërcënimin më të madh për paqe e stabilitet jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë”, është shprehur Daçiq për portalin e Brukselit, Eurocativ.

    “Fatkeqësisht e gjithë bota dhe bashkësia ndërkombëtare aso kohe u besonte dhe Serbia u bombardua që nuk ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Shpresoj shumë se sot nuk do t’u besojnë rrenave të politikanëve kosovarë dhe t’i marrin për të vërteta”, ka thënë ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark