×
  • Lajme
  • Insajderi

    Daçiq: Procesi i tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës fillon më 1 qershor

    Insajderi
    03 February 2021 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nëse Serbia ka thënë që Kosova është Jerusalemi ynë, dhe tani disa tani e pranojnë se Jerusalemi ynë është i shqiptarëve, atëherë kjo nuk mund të mos lërë pasoja për marrëdhëniet tona”, ka deklaruar kryetari i parlementit serb Ivica Daçiq.

    “Serbia ka të drejtë të zemërohet me Izraelin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Izraelit vazhdimisht i është thënë qartë se kjo me siguri do të prishë marrëdhëniet tona”, pretendon ai.

    “Ky është vetëm edhe një tregues se çdo vend dhe çdo komb e sheh interesin e tij para së gjithash”, ka thënë ish-ministri serb i jashtëm, dhe tani kryetar i Kuvendit të Serbisë.

    I pyetur a e ka shikuar pra Serbia interesin e saj kur ka miratuar një veprim të tillë në Uashington në shtator, Daçiq përgjigjet:

    “Një veprim i tillë nuk u miratua nga ne. Siç e dini, atje janë arritur dy marrëveshje. Ne nuk donim të hynim në marrëveshje të tilla që do të lidhnin Serbinë dhe Kosovën. Praktikisht i mbeti Izraelit të vendosë se çfarë është më mirë për ta”.

    Në vërejtje se fryma e marrëveshjes ishte që Izraeli të njihte Kosovën dhe që Kosova të hapte një ambasadë në Jeruzalem, ndërsa Serbia ta bartë ambasadën nga Tel Aviv në Jeruzalem, në kundërshtim me politikën e BE, në kohën kur pikërisht Daçiq ishte ministër i jashtëm, ai tha:

    “Unë nuk mendoj se Serbia e ka thënë ndonjëherë atë. Serbia gjithmonë ka thënë se qëndrimi ndaj Izraelit do të bazohet në qëndrimin e Izraelit ndaj Serbisë”.

    Dhe për faktin e fitores së Kosovën ndaj bllokadës së njohjeve të reja, Daçiq thotë “se nuk është kështu, por që kjo ka të bëjë kryesisht me ndihmën amerikane”.

    “Po të mos ishte Amerika, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë. Por tani unë u bëj thirrje të gjitha vendeve myslimane që menjëherë të tërheqin njohjen e Kosovës”.

    Kur gazetari e përkujtoi se ai këtë nuk mund ta bëjë më sepse Serbia  vet u obligua në marrëveshjen e Uashingtonit se nuk mund të bëjë atë për çka aq shumë mburrej deri më 1 qershor – fushatën për tërheqjen e njohjeve, Daçiq u përgjigj: “Mirë ja po vjen qershori”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark