×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Sa ishim duke shkuar kah kompromisi, lindi Kurti për të minuar gjithçka

    Insajderi
    15 June 2021 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot vazhdon dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiq tregon se ka presione ndaj Serbisë por se “Serbia nuk është më e dobët që dikush mund të ndikojë në të”.

    Daçiq ka deklaruar për televizionin serb TV Përva se nuk pret asgjë pozitive.

    Ai ka pretenduar se negociatat “shkonin kah një kompromisi, mirëpo erdhi koha e ndryshimeve”.

    “Disa njerëzve u pengoi që gjithë kjo mund të shkojë në drejtim të kompromisit, dhe pastaj lindi Albin Kurti me dëshirën për të minuar të gjitha ato. Pastaj u futën taksat, të cilat ndaluan dialogun. Ne nuk duhet të habitemi nga ato që janë duke thënë. Ato janë shfaqje për politikë të brendshme dhe kanë mbështetje në perëndim … Përse ata të pajtohen me kompromis, kur mendojnë se kanë fituar gjithçka. Ata mendojnë se kanë fituar me bomba të NATO-s”, ka deklaruar Daçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark