Ivica Daçiq reagon pas miratimit të projektligjit për Trepçën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ivica Daçiq reagon pas miratimit të projektligjit për Trepçën

    Insajderi
    08 October 2016 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia duhet të bëjë gjithçka për të mbrojtur pronën e saj në Kosovë dhe Metohi, por pyetja është nëse kjo çështje mund të arrihet përmes seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq.

    Ai ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka me qëllim mbrojtjen e interesave të saj në Kosovë.

    “Ne duhet të përpiqemi të bëjmë çdo gjë, çështja është nëse mund ta bëjmë këtë me atë sesionit të Këshillit të Sigurimit. Është e rëndësishme që para botës ta mbajmë kokën e ftohur dhe të mos humbim arsyen”, ka thënë Daçiq në një intervistë për “Kurir”, shkruan lajmi.net.

    Ai tha se në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë, do të marrë parasysh propozimin e të ashtuquajturit drejtorit të Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Marko Gjuriq, i cili kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së një takim urgjent, për shkak të miratimit të ligjit të Trepçës në parlamentin e Kosovës.

    “Nëse është kështu, atëherë ne do ti drejtohemi Këshillit të Sigurimit, sidomos kryetarit që të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë, e mbi të gjitha Kosova dhe Metohija është në kuadër të Rezolutës 1244”, tha Daçiq. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark