Daçiq: Serbia planifikon nënshkrimin e paktit me Unionin Euro-Azi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Daçiq: Serbia planifikon nënshkrimin e paktit me Unionin Euro-Azi

    Insajderi
    04 November 2016 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Beogradi planifikon nënshkrimin e marrëveshjes për integrim me Unionin Euro-Azi (UEA), që udhëhiqet nga Rusia.

    Gjatë vizitës në qytetin rus, Suzdal, Daçiq tha dje se Serbia ka “marrëveshje të zonave të tregtisë së lirë me disa anëtare të caktuara të UEA-s, por ato dallojnë”.

    Sipas tij, Beogradi tash planifikon të nënshkruaj marrëveshje të përbashkët me të gjitha shtetet anëtare të këtij unioni.

    Serbia, tradicionalisht, ka lidhje të afërta me Rusinë, por po ashtu, shpreson të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

    Në UEA janë Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia. Ky grup është formuar në vitin 2015.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark