×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Situata për Serbinë është e mirë, por kemi presione për ta njohur Kosovën

    Insajderi
    25 June 2021 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se në vitin 2012, ka qenë pyetja nëse ka diçka për të negociuar me Kosovën apo tashmë gjithçka kishte mbaruar.

    “Marrëveshja e Brukselit nuk kishte të bënte me çështjen e statusit, dhe ndërkohë pozicioni i Serbisë është përmirësuar dhe 19 vende e kanë tërhequr njohjen. Kosova nuk ka më shumicën në organizatat ndërkombëtare dhe sot është ngritur çështja e kompromisit, ndërsa në vitin 2012 askush nuk donte të dëgjonte për këtë”, ka pretenduar Daçiq.

    Ai ka thënë se “situata tani është shumë më e mirë”, por që presionet për ta njohur pavarësinë e Kosovës ende ekzistojnë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark