Daçiq thotë se nuk ka pse ta urojë Thaçin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq thotë se nuk ka pse ta urojë Thaçin

    Insajderi
    10 April 2016 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, i cili po qëndron në Prizren në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, nuk ka pranuar të tregojë nëse ndonjëherë Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës për krimet e kryera gjatë luftës së fundit.

    Daçiq theksoi se kërkim-falja mes vendeve vetëm sa do ta thellonte ndarjen. Mirëpo sipas tij, dy vendet duhet ta gjejnë një formulë pajtimi të njëjtë sikurse shtetet evropiane si Gjermania dhe Franca.

    Por kur është pyetur për zgjedhjen e Hashim Thaçit President, ka theksuar se nuk ka pse t’i urojë njerëzit e zgjedhur të Kosovës, sepse Serbia nuk i njeh udhëheqësit kosovar, njofton Klankosova.

    “Serbia nuk e pranon Kosovën dhe nuk mund t’i uroj njerëzit e zgjedhur në Kosovë”, ka pohuar Daçiq.

    Zv. Ministri i Serbisë, Ivica Daçiq, nëpërmjet pikës kufitare në Merdare, ka hyrë në Kosovë. Vizita e tij vjen disa ditë pas vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark