Aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës assesi ta kapërdijnë në Beograd. Krerët e politikës në Serbi sot janë hedhur në ofensivë kundër Kosovës me pretendime se kinse disa shtete kanë tërhequr njohjen për pavarësinë.
Fillimisht për një gjë te tillë ka folur kryediplomati serb, Nikola Selakoviq, e pas tij edhe kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Dacic.
“Situata ka ndryshuar në mënyrë drastike vitet e fundit, 22 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës”, ka thënë Dacic, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Tutje politikani serb dhe miku i afërt i Vladimir Putinit, ka thënë se Serbia do ta vazhdojë fushatën kundër pavarësisë së republikës së Kosovës.
“Vazhdimi i aksionit të tërheqjes së njohjes së Kosovës është një përgjigje logjike për faktin se Prishtina nuk e respekton marrëveshjen e Uashingtonit”, ka thënë Dacic.
Kjo lëndë tre herët e para ishte gjykuar nga gjykatësi Beqir Kalludra, i njëjti është avancuar në Gjykatë të Apelit, ndërkaq kjo lëndë ka kaluar nga Departamenti për Krime të Rënda në atë Special, ku tani do ta gjykoj gjykatësi Konxheli.
Për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27 shkurt 2016, Frangun e kishte liruar nga akuza për terrorizëm, mirëpo Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e PSRK-së, duke e kthyer rastin në rigjykim, pasi kishte konstatuar se gjykata e shkallës së parë nuk kishte dhënë fakte vendimtare kur kishte marrë aktgjykim lirues.
Mirëpo, edhe pas kthimit të lëndës në rigjykim, gjykata e shkallës së parë, përsëri me 8 janar 2019 e kishte liruar Frangun nga akuza për terrorizëm.
Pasi Frangu për herë të dytë ishte liruar nga akuza, PSRK përsëri kishte parashtruar ankesë kundër këtij aktgjykimi, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
Këto pretendime të PSRK-së i kishte marrë për bazë Gjykata e Apelit, e cila më 25 nëntor 2019, e kishte kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim.
Edhe pasi rasti ishte kthyer për të dytën herë në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë, përsëri, për të tretën herë me radhë, saktësisht me 19 shkurt 2020, Frangun e kishte liruar nga akuza në mungesë të provave.
Por, Gjykata e Apelit, me 31 gusht 2020, kishte aprovuar ankesën e PSRK-së dhe lëndën ia kishte kthyer përsëri gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), aktakuzën ndaj Frangut e kishte ngritur më 25 shkurt 2016, me pretendimin se i njëjti kishte kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 i KPK-së.
Sipas aktakuzës së përpiluar nga prokurori Faik Halili, Frangu pas marrëveshjes paraprake me Blerim Sylën, më 3 nëntor 2014 përmes aeroportit të Prishtinës kishin shkuar në Turqi, ku nga Stambolli thuhet se kishin shkuar së pari në qytetin turk Hatay, e nga atje në një qytet tjetër të Turqisë afër kufirit të Sirisë, me emrin Rehyanli.
Ata pretendohet se kishin kaluar kufirin nga qyteti i përmendur dhe kishin hyrë në Siri ku iu ishin bashkëngjit organizatës terroriste “ISIS”, ndërsa pas qëndrimit një kohë të gjatë në Siri përmes kufirit në Han të Elezit ishin kthyer në Kosovë. /BetimipërDrejtësi