×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq zbulon se dy persona u arrestuan lidhur me vrasjen e policit serb: Një burrë dhe një grua

    Insajderi
    18 July 2024 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona, si të dyshuar për ndihmë të të dyshuarit për vrasjen e policit serb.

    Ai ka bërë të ditur se i arrestuar një 39 vjeçar me inicialet Z.R.. Bashkë me të është arrestuar edhe gruaja e tij me inicialet I.R.

    Të arrestuarit dyshohen se kanë transportuar Faton Hajrizin nga Presheva për në Loznicë.

    Z.R është arrestuar në Bijeljina pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska. (39), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Si bashkëpunëtore u arrestua edhe bashkëshortja e tij I.R. në Mlladenoc”, tha Daçiq.

    Aksioni është kryer nga shteti i Serbisë, në bashkëpunim me policinë e Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Derisa, mediat serbe kanë filluar që ta përmendin me emër Faton Hajrizin, si person që po kërkohet nga institucionet atje.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark