×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq publikon një emër shqiptari, thotë se ka kërcënuar ambasadat serbe në Evropë

    Insajderi
    20 August 2024 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme u raportua se ambasadat e Serbisë në dy kryeqytetet kryesore evropiane kanë marrë kërcënime në 24 orët e kaluara se do të jenë cak i sulmeve terroriste.

    Siç njofton media serbe N1, ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se i dyshuari për këto kërcënime është Denis Krasniqi nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova.

    “Në lidhje me mesazhet kërcënuese të marra përmes postës elektronike nga Aeroporti i Beogradit, ambasadat dhe konsullatat tona në Austri dhe Gjermani, dhe Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme mori informacion zyrtar nga Gjermania dhe Zvicra se ishte Denis Krasniqi (26-vjeç, nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, tha Daçiqi.

    Ai pretendoi se ky person “aktualisht ndodhet në Kosovë” dhe, sipas tij, “është lëshuar urdhër që menjëherë pas kthimit në Zvicër të paraqitet në polici”.

    Gjatë ditës së sotme u raportua se ambasadat e Serbisë në dy kryeqytetet kryesore evropiane kanë marrë kërcënime në 24 orët e kaluara se do të jenë cak i sulmeve terroriste.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark