Daçiqit nuk i pëlqen fakti që Kosova dëshiron zgjedhje në Veri përmes peticioneve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiqit nuk i pëlqen fakti që Kosova dëshiron zgjedhje në Veri përmes peticioneve

    Insajderi
    14 October 2023 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se fakti që Kosova po kërkon fillimisht peticionet për mbajtjen e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës “është pengesë dhe tregues se nuk duan deeskalim”, raporton Express.

    Daçiq në një intervistë për RTS pretendon se serbët e kanë ndjekur këshillën dhe rekomandimin e presidentit serb Aleksander Vuçiq për të treguar se “Serbia është në favor të deeskalimit dhe se ne do të kontribuojmë në të”.

    Sipas tij, do të ishte e dobishme të organizoheshin zgjedhjet meqë do të sillnin stabilizim në katër komunat në veri, meqë sipas Daçiqit do të largohen “kuazi kryetarët shqiptarë” dhe më pas serbët do të mund të dalin në punë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark