Dadoja që i preu kokën fëmiut thotë se u “urdhërua nga Allahu” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dadoja që i preu kokën fëmiut thotë se u “urdhërua nga Allahu”

    Insajderi
    02 March 2016 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua nga Uzbekistani, e cila u filmua jashtë një stacioni të metros, duke e tundur kokën e një fëmiu, tha se ‘Allahu e kishte urdhëruar” që ta bëjë këtë akt.

    Gyulchekhra Bobokulova i bëri këto komente para gazetarëve, kur po hynte në sallën e gjyqit, më 2 mars.

    Ajo u tha gazetarëve se e pranon fajin për vrasjen e fëmiut rus, 4 vjeçar, të cilës ia kishte prerë kokën, dhe për të cilën ishte duke u kujdesur, si dado.

    Gjykata komunale vendosi që ajo të mbahet në paraburgim për 2 muaj, si masë kufizuese ndaj saj.

    Autoritetet thanë se Bobokulova vuan nga probleme psiqike dhe do t’u nënshtrohet kontrolleve psikiatrike mjekësore./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark