Dafina Zeqiri, Arbër Hajdari, Butrint Imeri e shumë të tjerë i shprehin ngushëllime familjes Kelmendi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Dafina Zeqiri, Arbër Hajdari, Butrint Imeri e shumë të tjerë i shprehin ngushëllime familjes Kelmendi

    Insajderi
    26 September 2025 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta nga figura publike, miq dhe kolegë të artistit, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre dhe kanë dërguar ngushëllime për familjen Kelmendi.

    Arbër Hajdari, opinionisti i Big Brother VIP Albania, ka shkruar:
    “Ngushëllime të sinqerta Gjest dhe gjithë familjes Kelmendi. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë dhimbje të madhe. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje kaq të rëndë. U prehtë në paqe”.

    Edhe Butrint Imeri, këngëtari i njohur, i ka kushtuar një mesazh:
    “I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi dhe kolegut tonë Gjestit për këtë humbje kaq tragjike e me të dashurit te tyre. Zoti i dhashtë forcë e durim gjithë familjes!”.

    Këngëtarja Dafina Zeqiri është shprehur me fjalë prekëse:
    “S’ka fjalë që e lehtësojnë një dhimbje të tillë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ty Gjesti dhe familjen tënde në këto momente të vështira. Zoti ju dhashtë forcë. Pusho në paqe E.K.”

    Një reagim ka ardhur edhe nga Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania dhe dikur në konflikt me Gjestin gjatë spektaklit, por që sot ka lënë mënjanë çdo gjë për të dhënë ngushëllimet e tij:
    “Lajmi i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i prek zemrat të gjithëve. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe uroj që Zoti t’ju jap forcë për ta përballu dhimbjen. Qoftë lule e Xhenetit!”.

    Edhe këngëtarja Tuna u solidarizua, duke njoftuar se projekti i saj muzikor i planifikuar për t’u publikuar sot do të shtyhet për nesër, si shenjë respekti për humbjen e Gjestit:
    “Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotit që përfundoi me fatalitet, kënga nuk do të publikohet sot. Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut Gjestit, Zoti ju dhashtë forcë dhe durim. Projekti do të publikohet nesër në ora 18:00 në YouTube”.

    Gazetari Olti Curri është prekur thellë nga tragjedia, duke thënë:
    “Nuk do të jetë asgjë si më parë, dielli do ngrohe ndryshe, uji dhe buka do shijojnë ndryshe, zemra do rrahë ndryshe… vetëm mendja do rrije në një pikë, tek vëllai që s’do të kthehet më. @gjestt Zoti të dhashtë forcë që ta përballosh këtë humbje të madhe. Ngushëllime familjes”.

    Këto reagime shtohen çdo minutë, duke treguar solidaritetin e madh që Gjesti dhe familja e tij po marrin në këtë periudhë të errët.

    Humbja e vëllait të tij ka prekur zemrat e publikut dhe të gjithë atyre që e njohin, duke bërë që rrjetet sociale të shndërrohen në një hapësirë ngushëllimesh dhe mbështetjeje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark