Dafina Zeqiri publikon pamje nga jahti luksoz me bashkëshortin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dafina Zeqiri publikon pamje nga jahti luksoz me bashkëshortin

    Insajderi
    05 June 2025 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shihet duke shijuar pushimet në brigjet e mrekullueshme të Karaburunit, në Vlorë.

    Në imazhet që publikoi në llogarinë e saj zyrtare, Dafina shfaqet e qeshur dhe e qetë në një jaht luksoz, ndërsa vihet në pah barku i rrumbullakosur, që tregon qartë se ajo ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.

    Në disa prej fotove, ajo pozon krah bashkëshortit të saj, Kreshnikut, me të cilin duket se po kalon momente të bukura e të qeta larg zhurmës së përditshme. Çifti duket mjaft i lumtur, teksa rrezatojnë energji pozitive në çdo pamje.

    Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

    “Energji”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e postimit, duke përçuar ndjenjën e harmonisë dhe gëzimit që po e shoqëron në këtë fazë të veçantë të jetës së saj.

    Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat dhe figura publike, të cilët i kanë uruar shtatzëni të mbarë dhe momente të lumtura në pritje të vogëlushes apo vogëlushit që do të vijë në jetë. /Telegrafi/

    Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
    Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
    Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
    Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
    Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
    Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
    Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
    Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
    Foto: Dafina Zeqiri/Instagram


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark