Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se deri në orën 11:00 na zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas kanë votuar 4010 votues, apo 7.63 për qind e numrit të përgjithshëm me të drejtë vote.
Në konferencën e parë për media sot, ajo ka thënë se deri më tani procesi i votimit në këtë komunë ka shkuar mirë.
Konferenca e radhës së KQZ-së është paralajmëruar se do të mbahet në orën 15:30.
Për më tepër, kryetarja e KQZ-se, Valdete Daka, gjatë orëve të paradites, e ka vizituar shkollën fillore “Rasim Kiçina” na Drenas, për ta parë nga afër procesin e votimit./Insajderi.com