Daka, Lumezi dhe Maxhuni e informojnë Thaçin për hetimet rreth rastit të punëtorëve të KQZ-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Daka, Lumezi dhe Maxhuni e informojnë Thaçin për hetimet rreth rastit të punëtorëve të KQZ-së

    Insajderi
    14 October 2019 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës.

    Sipas një komunikate nga zyra e presidentit, Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore relevante që rasti të hetohet deri në fund.

    “Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Ai u shpreh se është inkurajuese që të gjitha institucionet përgjegjëse i kanë marrë masat e duhura.

    Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se pritet të përfundohet ekzaminimi i mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve. Ekzaminimet, sipas tyre, do të bëhen së bashku me ekspertë ndërkombëtarë.

    Thaçi ftoi për përmbajtje deri në përfundim të hetimeve.“Ftoj për përmbajtje nga deklarimet politike dhe nga raportimet e pakonfirmuara deri në përfundimin e hetimeve”, u shpreh presidenti Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark