Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, përmes një konference për media ka thënë se deri në orën 15:00 kanë votuar 29.28 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Sipas saj deri në kohën e njëjtë në vitin 2017, kishin votuar 497.120 qytetarë ose 27.75 për qind.
“Duke u mbështetur në informacionet komunale, procesi i votimit po zhvillohet pa ndonjë problem. Deri në orën 15:00 numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar është 554 mijë e 750 ose 29.28 për qind. Ndërkaq në të njëjtën kohë në vitin 2017 ishin 497 mijë e 120 ose 27.75 për qind”, tha Daka.
Sipas Dakws, gjatë ditës së sotme ka pasur edhe çështje të tjera që janë raportuar dhe për të cilat janë kujdesur prokurorë e kujdestarë por janë incidente që nuk e kanë dëmtuar procesin zgjedhorë.
Ajo tutje ka thënë se lidhur me shit-blerjen e votave duhet të pyetet policia dhe prokuroria, derisa ka shtuar se janë në dijeni për qarkullimin e këtyre videove dhe informatave.
E për votat e diasporës ajo ka thënë se ende nuk kanë informacione të sakta.
Deri tash krahasuar me zgjedhjet e 2017-ës kanë votuar 57.630 persona më shumë.