Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e ka vizituar shkollën fillore “Rasim Kiçina” në Drenas për të parë nga afër mbarëvajtjen e punës gjatë procesit të votimit në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar.
“Erdha për një vizitë në Qendrën e votimit në shkollën ‘Rrasim Kiçina’, ku pata kënaqësinë të dëgjoj se gjithçka është duke shkuar në rregull. Shpresoj se edhe gjatë ditës gjithçka të shkojë mirë”, ka thënë Daka.
Po ashtu, ajo tha se është e mundur ndonjë vonesë për shkaqe teknike, por nuk ka pengesë që dëmton procesin, apo tendencë për dëmtim të procesit.