Sot kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut, i është hequr akuza për vrasje me të cilën ishte dënuar nga shkalla e parë me 12 vjet burgim.
Por Gjykata e Apelit vendosi ta dënoj atë me 7 vjet burgim për përgjegjësi komanduese dhe cënim të integritetit të disa shqiptarëve në Qendrën e Paraburgimit në Likoc, gjatë luftës në Kosovë.
Trupi mbrojtës i Sami Lushtakut ka bërë të ditur se do ta dërgojë rastin në Gjykatën Supreme, dhe si pasojë e kësaj komuna e Skenderajt nuk do të shkojë në zgjedhje.
Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar sot në mediet kosovare se Skenderaj nuk do të shkojë në zgjedhje pasi që kryetari i saj ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme.
Ndërkohë zgjedhje të jashtëzakonshme do të mbahen në Komunën e Drenasit më 4 dhjetor të këtij viti, pasi ish-kryetari i kësaj komune Nexhat Demaku është burgosur nën akuzën për krime lufte. /Insajderi.com