Daka: Zhushin e kam shoqe, shkaku i aktakuzës nuk mund t`i ndërpres lidhjet me të – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka: Zhushin e kam shoqe, shkaku i aktakuzës nuk mund t`i ndërpres lidhjet me të

    Insajderi
    18 March 2017 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, që njëkohësisht është edhe gjyqtare në Gjykatën Supreme, ka arsyetuar daljen në publik të saj me Ferdije Zhushin, e cila akuzohet për korrupsion në Agjencinë e Akreditimit në Kosovë.

    Në një prononcim për Insajderin, Daka ka thënë se me Zhushin ka një shoqëri të vjetër dhe se për më tepër ajo nuk është shpallur e fajshme për akuzat që e rëndojnë.

    “Unë Ferdije Zhushin e kam shoqe që 50 vjet, e njoh prej fëmijërisë. Kemi qenë në klasë bashkë, jemi rritur bashkë. Jemi shoqëru, e vazhdojmë ende shoqërinë”, tha Daka.

    Daka ka deklaruar se nuk e konsideroj jo etike këtë paraqitje në publik, madje ajo thotë se nuk mund t`i ndërpres lidhjet shoqërore edhe familjare që i ka me të.

    “Po mendoj që është etike. Nëse ajo ka lëndë, e ka lëndën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, edhe unë nuk kam të bëjë asgjë me Gjykatën Themelore të Prishtinës. Unë bile kam pasë rast kur m`ka ra një kërkesë e saj për mbrojtje të ligjshmërisë, më ka rënë mua. Po unë kam kërkuar përjashtimin edhe jam përjashtuar, edhe nuk jam vendosë në atë lëndë”, tha Daka.

    Daka, tha se fotografimi i saj është bërë qëllimshëm për shkak të ankesës në rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës së Supremes.

    “Janë tuj ba linqim të njerëzve qëllimisht. Kjo është e qëllimshme e qitne, mu për shkak të rastit që është këto ditë, që jam e përfshirë në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Supreme. Këtë dikush qëllimisht është duke e ba. Si me më pas përcjellë, se tash e pash unë, gjithë ato fotografi”, tha Daka.

    Në media u publikuan gjatë ditës fotografi ku shihet Daka së bashku me Zhushin në një lokal në Prishtinë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark